Trajneri gjerman bën horë lojtarët e Prishtinës
“Trepça ’89 luajti me shpirt dhe me zemër, ndërsa ne jo. Futbollistët e mi nuk luajtën me zemër dhe nuk e deshën fitoren si ata. Me paraqitje të tilla, normalisht që s’mund të luftojmë për titull”, deklaroi Lindemann për “Supersport”.
Në anën tjetër, i lumtur me fitoren është shprehur trajneri i Trepçës ’89, Zekirja Ramadani.
“Të mposhtësh Prishtinën është e vështirë. Ashtu siç thash para ndeshjes, derbi të tillë mund të vendosen nga një gol. Krijuam edhe tri-katër raste tjera ideale, por nuk ia dolëm të shënojmë”, deklaroi Ramadani.
“Edhe në këtë ndeshje dominoi fuqia e grupit. Sot shënoi John, në ndeshjet e kaluara shënuan Hasani dhe Hajdari. Kemi një ekip solid, të mirë. Sot i morëm tri pikë me meritë. Prishtina për titull? Nuk e di, ata i dinë punët e tyre”, shtoi ai.



