Trajneri holandez: Ja pse po e shkarkojnë Besnik Hasin
Sipas 68-vjeçarit, gjakovari gaboi që mori me vete në Greqi, dy lojtarët me të cilët kishte punuar më parë.
“Hasi gaboi në momentin që mori te skuadra e tij e re, dy lojtarët English dhe Proto me të cilët kishte punuar më parë. Një lëvizje e tillë bën që trajneri të sulmohet menjëherë sapo të ketë luhatjen e parë në rezultate dhe kjo ndodhi.
Sapo Olimpiakosi i tij pësoi humbje ai u shkarkua. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kur ishte në drejtimin e Legia së Varshavës”, ka treguar Boskamp.



