Trajneri i Barcelonës ka marrë vendim për Messin

Trajneri i Barcelonës ka marrë vendim për Messin

Po raportohet shumë se Leo Messi do të startoj sonte ndaj Interit.

Barcelona do të përballet sonte në ‘Giuseppe Meazza’ në kuadër të Ligës së Kampionëve me Interin, mirëpo dilema më e madhe është, Leo Messi.

Sipas El Mundo Deportivo dhe Diario Sport, Ernesto Valverde do të vazhdojë me skemën e njëjtë, si ajo në fitoren ndaj Rayo Vallecanos të shtunën, 3:2.

Leo Messi befasoi të gjithë me përfshirjen në listën e lojtarëve të ftuar në ndeshjen ndaj Interit, mirëpo ai do të qëndrojë sonte në stol për pjesën më të madhe të ndeshjes, sipas këtyre burimeve.

31 vjeçari ka shënuar 12 gola dhe pesë asistime në 11 ndeshje deri më tani në këtë sezon, duke përfshirë këtu edhe pesë golat në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve./Periskopi/

Shpërndaje në: