Trajneri i Bayernit kritikon lojtarin e tij, pasi e dha një deklaratë interesante
Jupp Heynckes nuk është i lumtur me euforinë e lojtarëve të tij. Kimmich, që pas humbjes në “Allianz Arena” tha se Bayern Muncih mund të kishte fituar 7-1 kundër Real Madridit.
“Kimmich tha se mund të kishit fituar 7-1? Kur ndeshja mbaron dhe lojtarët ende janë gjaknxehtë, nuk e kontrollojnë vetën në përgjigje, por është e kuptueshme dhe ju duhet ta kuptoni atë”, iu përgjigj Heynckes gazetarëve.
Real Madrid e pret nesër në Santiago Bernabeu ekipin e Bayern Munchen me një epërsi të konsiderueshme, pas fitores si mysafir me rezultat 1-2./Periskopi./



