Trajneri i Celjes: Nëse nuk do të jemi 100% ndaj Dritës, do të kemi probleme

Trajneri i Celjes: Nëse nuk do të jemi 100% ndaj Dritës, do të kemi probleme

Trajneri i ekipit slloven, Celje, Ivan Mayeuski ka folur në konferencën për media para ndeshjes së kthimit ndaj Dritës.

Gjilanasit ndeshen me Celjen në play-offin e Ligës së Konferencës, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë u mbyll me fitore 2:3 të sllovenëve.

Mayeuski tha se duhet të japin maksimumin, përndryshe mund të kenë probleme.

“Nëse nuk do jemi 100% ndaj Dritës, do kemi probleme. E shihni futbollin e sotëm, dje Bodo Glimt e eliminoi Interin, duhet të japim 120% për të kaluar tutje”, tha ai.

Ndeshja Celje – Drita zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:45. /Gazeta Express/

Shpërndaje në: