Trajneri i Chelseat i jep lajm të keq Bayernit

Trajneri i Chelseat i jep lajm të keq Bayernit

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri është i gatshëm t’i jap më shumë minutazh Callum Hudson-Odoit në mënyrë që ta evitoj transferimin e tij tek Bayern. 

‘Bavarezët’ kanë bërë tre oferta drejt talentit anglez, me të fundit që ishte rreth 30 milionë funte, transmeton Periskopi.

Odoi e konsideronte largimin nga ‘Stamford Bridge’ për shkak të minutazhit të vogël, por duket që tekniku italian do përpiqet ta mbaj atë ende me ‘Blutë’.

Chelsea winger Callum Hudson-Odoi has been linked with a move to Bayern Munich

”Ai është gati (për të luajtur më shumë) mendoj. Sigurisht që ne kemi lojtarë shumë të rëndësishëm në të njëjtën pozitë”.

”Unë mund të luaj vetëm me dy anësor, por tani ai është gati. Odoi mund të luajë, sigurisht, pak kohë do të jetë në stol, njëjtë sikur Willian dhe Pedro”.

”Mund ta konsideroj se është në të njëjtin nivel me ta (Willian dhe Pedro). Nuk duhet të shkoj në Gjermani, sepse është lojtar anglez. Është më mirë për të mos largohet”, deklaroi Sarri. /Periskopi

Shpërndaje në: