Trajneri i Feronikelit dha përgjigje të çuditshme kur u pyet pse nuk sulmoi më shumë kundër Slovanit
Feronikeli mbylli rrugëtimin për në Europa League me një humbje të përgjithshme prej 4-1, kundër Slovanit të Bratisllavës.
Skuadra nga Drenasi ishte mposhtur 2-1 në Sllovaki, dhe ky gol i shënuar si mysafir dhuroi shpresë për ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”, shkruan Periskopi.
Mirëpo, djelmoshat e Zekirija Ramadanit treguan një paraqitje të dobët në Prishtinë, ku u mposhtën 2-0, në një ndeshje që u karakterizua nga gabimet e tmerrshme në mbrojtje dhe mungesa e ideve në sulm.
I pyetur pas ndeshjes pse nuk sulmoi më shumë, trajneri Zekirija Ramadani ka dhënë një përgjigje tejet të çuditshme.
“Po tu sulmonim më shumë në këtë ndeshje, rezultati mund të ishte 0:4 pas pjesës së parë dhe nuk kam dashur të rrezikoj”.
Si duket, Ramadani tashmë ishte pajtuar me humbje dhe paska kërkuar një disfatë pak më dinjitoze me rezultat më të ngushtë. /Periskopi.com/



