Trajneri i Kombëtares së njohur goditet me veturë, në gjendje të rëndë shëndetësore
Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Scaloni është në spital pasi u godit nga një veturë teksa ishte në biçikletën e tij në mëngjesin e të martës, bëjnë të ditura mediat në Argjentinë.
Ish-mbrojtësi i West Hamit u godit teksa ishte duke lëvizur me biçikletën e tij në ishullin e Mallorcas, aty ku është shtruar në spital.
Scaloni ka pësuar disa lëndime në trup dhe fytyrë, dhe raportohet se është në gjendje të rëndë.
40-vjeçari është trajner i Argjentinës që nga nëntori i vitit 2018, kur u emërua pasues i Jorge Sampaolit.



