Trajneri i Kosovës zbulon nëse do të ftojë ndonjë lojtar të Superligës në Përfaqësuese

Trajneri i Kosovës zbulon nëse do të ftojë ndonjë lojtar të Superligës në Përfaqësuese

Bernard Challandes po qëndron në Kosovë ku është duke përcjellur disa ndeshje të Vala Superligës

Challandes ishte i pranishëm në takimin që u zhvillua ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit, ku prizrenasit fituan 5:2, derisa sot do ta përcjell ndeshjen derbi Prishtina-Llapi, transmeton Periskopi.

“Kemi një rrugëtim të gjatë para vetës. Unë kam ardhur në Kosovë të shoh për së afërmi lojtarët e Kosovës”, tha fillimisht trajneri i Përfaqësueses.

“Nuk e di nëse do të ketë ndonjë lojtar nga Superliga e Kosovës që do të ftohet në përfaqësuese në takimin miqësor me Shqipërinë,”.

Kujtojmë që Kosova luan me Shqipërinë ndeshje miqësore më 29 maj. /Periskopi/.

Shpërndaje në: