Trajneri i Kroacisë: Ronaldo është vetjak, kurrë s’do ta doja në ekipin tim
Injorimi i ceremonisë së UEFA-s për më të mirët nga Cristiano Ronaldo, ka nxitur reagimin e përzgjedhësit të Kroacisë, Zlatko Daliq.
Ylli i Juventusit ishte paraparë të ishte pjesë e ceremonisë të enjten në Monte Carlo, por anuloi aeroplanin privat në minutën e fundit.
Besohet se ai kishte vendosur të mos merrte pjesë pasi kishte mësuar se ish-bashkëlojtari i tij Luka Modriq, kishte fituar çmimin për Futbollistin e Vitit.
“Ronaldo është vetjak dhe kurrë s’do ta doja në skuadrën time. Ai është lojtar i tipit që mendon se ‘edhe nëse humbim, e vetmja gjë që vlen është që unë të shënoj gol të bukur’”, ka thënë Daliq për “Sportske Novosti”.



