Trajneri i Lyon zbulon planin ‘Anti-Messi’

Trajneri i Lyon zbulon planin ‘Anti-Messi’

Trajneri i Lyon, Bruno Génésio, ka folur përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Barcelonën, duke thënë se ekipi i tij po zhvillon një plan për të ndalur Lionel Messin.

Kapiteni i Barcelonës është në formë të shkëlqyeshme këtë sezon dhe trajneri Ernesto Valverde shpreson se mund të gjejë mbështetjen tek ai për triumfuar në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë.

Megjithatë, Génésio është i vetëdijshëm për ndeshjen e vështirë që skuadra e Ligue 1 do të përballet me kampionët e La Ligës dhe ka një plan “anti-Messi”, përcjell Periskopi.

Credit: PA

”Plani anti-Messi do të jetë mjaft kolektiv, ku të gjithë do të duhet të punojnë”, tha ai.

”Ne do të duhet të forcojmë mesfushën dhe presionin rreth Messit”.

“Nëse markon individin siç është ai, në një moment do të bëjë një ndryshim”, zbuloi trajneri i ekipit francez.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet të martën në Francë, ndërsa ajo e kthimit muajin e ardhshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: