Trajneri i njohur heq dorë nga paga prej 13 milionë euro për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë

Trajneri i njohur heq dorë nga paga prej 13 milionë euro për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë

Roberto Mancini ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Italisë dhe javën e ardhshme do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare

Mancini aktualisht është trajner i Zenitit ku përfiton 13 milionë euro në vit, ndërsa nga java e ardhshme do të jetë trajner i Italisë me pagë vjetore prej 2 milionë euro, transmeton Periskopi.

Kontrata e teknikut italian do të jetë e vlefshme deri më 2020, ndërsa në rast të kualifikimit për Euro 2020 ai do të përfitojë bonuse.

Italia është pa trajner që kur u shkarkua Giampiero Ventura në nëntor të vitit të kaluar pasi dështoi për ta kualifikuar Kombëtaren në Kupën e Botës. /Periskopi/

Shpërndaje në: