Trajneri i Prishtinës ditën në bastore, natën eliminohet nga Europa League (Foto)

Trajneri i Prishtinës ditën në bastore, natën eliminohet nga Europa League (Foto)

Prishtina u eliminua nga Europa Leauge pasi u mposht me rezultat 5-4 në penallti nga ESCH Fola

Skuadra kosovare nuk arriti që të kualifikohej në raundin tejtër të Europa League pasi në ‘Adem Jashari’ u mposht nga ESCH Fola pas ekzekutimit të penalltive, raporton Periskopi.

Mirel Josa, i cili tri orë para se të fillonte ndeshja Prishtina-Fola qëndroi në bastore pas ndeshjes deklaroi që skuadra e tij duhej që të fitonte në kohën e rregullt.

“Nuk duhej të lejonin të vinte puna deri tek penalltitë pasi kishim mundësi ta përfundonin ndeshjen më herët. Kemi krijuar raste shënimi ndërsa edhe jemi mbrojtur mirë,” ka thënë Josa.

“Kundërshtari nuk ka qenë i lehtë sepse ka përvojë më të madhe dhe në vitin e kaluar arriti t’i kalonte tri raunde të kësaj gare.”. /Periskopi/

Shpërndaje në: