Trajneri i ri i Realit: Natyrisht, Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave!

Trajneri i ri i Realit: Natyrisht, Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave!

Julen Lopetegui është zgjedhur sot trajner i ri i Real Madridit

Julen Lopetegui do ta drejtojë Spanjën në Kupën e Botës që do të fillojë më 14 qershor në Rusi, ndërsa pasi të përfundojë ky kompeticion ai do të marrë drejtimin e skuadrës së Real Madridit, shkruan Periskopi.

Lopetegui kohë më parë kishte thënë se Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Ai duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm se si do t’ia bëjë pa Cristiano Ronaldon, i cili me gjasë do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

“Ai [Messi] është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, unë pajtohem me këtë,” kishte thënë kohë më parë Lopetegui në një intervistë për një kanal të Argjentinës ‘TyC Sports’.

51 vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Real Madridin. /Periskopi/.

Shpërndaje në: