Trajneri i Vushtrrisë, Armend Dallaku ndëshkohet me karton të kuq

Trajneri i Vushtrrisë, Armend Dallaku ndëshkohet me karton të kuq

Me karton të kuq është ndëshkuar trajneri i FC “Vushtrria”, Armend Dallaku.

Dallku u ndëshkua në fund të pjesë së parë, pas protestimeve të tij ndaj gjyqtarit të ndeshjes, raporton Periskopi.

Llapi, kujtojmë se kishte përfunduar në pozitën e 8-të në Superligë, ndërsa Vushtrria në pozitën e 2-të në Grupit B të Ligës së Parë, ku më pas mposhtën Lirinë, e cila doli në pozitën e 2-të në Grupin A.

Kujtojmë, se ndeshja është duke u zhviluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Periskopi

Shpërndaje në: