Trajneri i West Ham i del në mbrojtje Salah: Njerëzit kundër islamit, duhet të dënohen
Trajneri i West Ham, Manuel Pellegrini ka bërë thirrje që tifozët që abuzuan me Mohamed Salah të dënohen sa më shpejt.
Pas një video të publikuar në Twitter, disa tifozë të West Ham u dëgjuan teksa bënin thirrje abuzuese drejt ylli egjiptian, i cili po përgatitej të godiste një korner.
Video përmban fjalor të ndytur, me theks të veçantë ofendimet për Salah rreth fesë myslimane, raporton Periskopi.

Klubi i West Ham ka premtuar që t’i gjejë ata përgjegjës dhe t’i ndalojë hyrjen në stadium, kurse Pellegrini mbështeti qëndrimin e klubit.
”Natyrisht, mendoj se nuk mund të ndodhë në stadium “, tha Pellegrini.
”Mënyra më e mirë për t’i menaxhuar këto gjëra është largimi i tyre nga spektakli i madh që është Premier Liga”.
”Duhet të kemi standarde të larta dhe kur kjo të ndodhë, duhet të veprojmë”, potencoi ai. /Periskopi/



