Trajneri i Zurich befason me vendimin për Kolollin
Trajneri i Zurich, Ludovik Magnin nuk e ka inkuadruar nga fillimi lojtarin e Kosovës, Benjamin Kololli.
Zurich luan sot si vendas i AEK Larnaca, ndërsa ish-futbollisti i Stuttgart ka vendosur ta lë në stol Kolollin.
Por ky vendim nuk ka të bëjë me ndonjë problem eventual, pasi ekipi zvicerian e ka kaluar edhe matematikisht fazën e grupeve dhe anësori i majtë i Zurich është lënë të pushojë.
Ky është formacioni i plotë i Zurich:

/Periskopi/



