Trajneri italian urdhëroi lojtarin e tij që t’ia thyejë këmbën kundërshtarit, Federata ia jep një dënim të rëndë (Video)

Trajneri italian urdhëroi lojtarin e tij që t’ia thyejë këmbën kundërshtarit, Federata ia jep një dënim të rëndë (Video)

Trajneri, Giancarlo Favarin është dënuar pesë muaj nga Federata Italiane e Futbollit

Giancarlo Favarin ka goditur një person të stafit kundërshtar me kokë dhe ka urdhëruar lojëtarët e tij që t’i thyejnë këmbën një futbollsti kundërshtar.

Gjatë ndeshjes në Serie C, në mes Lucchese dhe Alessandria ka ndodhur një incident ku trajneri Favarin ka goditur me kokë një pjesëtar të ekipit kundërshtar.

Po zhvillohej minuta e 95-të kur Favarin detyroi lojtarin e tij që t’i thyej këmbën lojtarit kundërshtar. Pas këtij gjesti situata u komplikua dhe erdhi deri tek përleshja në mes të dy klubeve. Nga nervozizmi i madh Giancarlo Favarin goditi me kokë një person nga stafi i ekipit kundërshtarë.

Favarin u dënua me 2 ndeshje nga Federata Italiane e Futbollit për fjalët e përdorura tek lojtari i tij ku i kërkoi atij që ta lëndojë kundërshtarin dhe më pas u dënua 5 muaj për incidentin e shkaktuar ku goditi në mënyre brutale personin nga stafi kundërshtarë./Periskopi/

Shpërndaje në: