Trajneri kosovar premton: Do ta dërgoj skuadrën në garat europiane
“Po lexoj në mediume për trajnerët që kanë fituar tituj, unë nuk kam fituar, por unë do t’ia bëj sefte me Llapin në Evropë”, deklaroi Batatina, përcjellë “GazetaOlle.com”.
“Në klub janë ofruar shumë sponsor të rinj që duan ta ndihmojnë Llapin, kanë sjell reklama. Aktualisht në klub investon Duminca Group dhe Batatina. Unë si trajner jam në negociata me disa futbollistë. Do të ketë freski në ekip”, shtoi tekniku llapjan.
Llapi e ka përmbyllur vjeshtën në pozitën e dytë të klasifikimit me 36 pikë, tri më pak se Trepça ’89 që kryeson me 39.



