Trajneri kroat: Do të shkëlqejmë ndaj Kosovës

Trajneri kroat: Do të shkëlqejmë ndaj Kosovës

Kosova pret Kroacinë në Loro Boriçi të Shkodrës për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Cacic beson se përbrenda skuadrës ka një grup të shkëlqyer futbollistësh dhe pret që ata të shkëlqejnë në ndeshjen e nesërme.

“Ne kemi një grup të shkëlqyer por duhet ende të punojmë në komponimin e skuadrës”, deklaroi Cacic.

“Kosova ishte e komponuar para lojës së parë dhe pritet të jetë edhe më e fortë, ndërsa Kroacia duhet ende të punojë dhe nuk kam dyshim se do të shkëlqejmë në fushë”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: