Trajneri kroat tregon nazet që ia bëri Kalinic pas të cilave e çoi te shpia

Trajneri kroat tregon nazet që ia bëri Kalinic pas të cilave e çoi te shpia

Te Kroacia shpërtheu dje çështja “Kaliniç”. Sulmuesi i Milanit u përjashtuar nga trajneri Zllatko Daliç për arsye disiplinore. Lojtari nuk pranoi të luante si zëvendësues në fundin e ndeshjes me Nigerinë dhe, sipas trajnerit kroat, është e treta herë që refuzon të futet nga stoli, duke nxjerrë si justifikim dëmtimin. Por mjekët kanë pohuar se nuk ka asnjë dëmtim dhe Kaliniç tashmë është në shtëpi. Daliç aktivizoi Pjacën, duke evituar skenat e pakëndshme.

Pasditen e djeshme, trajneri i Kroacisë ka shpjeguar gjithçka në lidhje me këtë çështje: “Gjatë ndeshjes me Nigerinë, Kaliniç po bënte nxemjen për t’u aktivizuar në pjesën e dytë. Por më tha se nuk ishte gati për shkak të një problemi në shpinë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në “Anfield”, në miqësoren me Brazilin. E pranova në heshtje dhe më pas mora vendimin që tashmë dihet, pasi më duhen lojtarë që duan ta ndihmojnë skuadrën dhe shokët”, – ka thënë trajneri Daliç.

Shpërndaje në: