Trajneri, lojtari dhe goli më i mirë i muajit në Premier League
Premier League ka publikuar çmimet e më të mirëve të muajit tetor.
Trajneri më i mirë i muajit u zgjedh Eddie Howe.
Ai me ekipin e Bournemouth në pesë ndeshjet e muajit të kaluar arriti katër fitore dhe një barazim, duke e renditur ekipin anglez në pozitën e gjashtë në tabelë.

Ndërkohë çmimit i lojtarit më të mirë shkoi në kampin e Arsenal. Sulmuesi Pierre Emerick Aubemyang shënoi pesë gola gjatë këtij muaji.
Lojtari nga Gaboni tash ka shtatë gola në total, derisa ishte çmimi i parë për të në Premier League, që nga transferimi në Emirates në muajin janar.

Edhe goli më i mirë i takoi Arsenalit.
Ozil, Ramsey, Aubameyang dhe Xhaka ishin pjesë e këtij super-aksioni, të cilin e shëndrroi në gol uellsiani./Periskopi/




