Trajneri serb shkarkohet nga Sportingu vetëm një javë pas emërimit
Shumë e shkurtër ka qenë aventura e trajnerit serb me klubin nga Portugalia.
Një tjetër lajm tjetër i pabesueshëm nga Sportingu. Sinisa Mihajloviq nuk është më trajner i klubit portugez.
Ndonëse duket si lajm normal, por nuk është i tillë, sepse trajneri serb, që ma parë ka drejtuar në Serie A skuadra si Bologna, Sampdoria, Milan e Torino, kishte vetëm një javë ishte emëruar në këtë post, transmeton KosovaPress.
Mihajloviq nënshkroi me ish-presidentin Bruno de Carvalho kontratë 3-vjeçare, ndërsa bordi drejtues, që kryesohet nga Jose de Sousa Cintra, pas largimit të presidentit, ka vendosur ta rrëzojë emërimin e serbit si trajner.
Mihajloviq nuk shihet si njeriu i duhur, ndaj në orët në vazhdim do të zyrtarizohet divorci i parakohshëm.



