Trajneri shqiptar i Prishtinës maniak i bastoreve, kapet në banak të saj (Foto)
Trajneri i kampionit vjeshtor të Superligës së Kosovës në futboll, Mirel Josa, është kapur sërish nga Periskopi duke luajtur bastore në kryeqytet.
Duket se Josës nuk i rrihet aq shumë në vendin tonë pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe muaj më parë, madje disa orë para ndeshjes së Prishtinës me ekipin e Fola-s, nga e cila u eliminua gjë që përbënte konflikt të qartë interesi. Për këtë kishte raportuar portali ynë.
Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon ta tolerojë një dukuri kaq të shëmtuar, shkruan Periskopi. /Periskopi





