Trajneri i Stoke Citit, konfirmon një lajm për Xherdan Shaqirin

Trajneri i Stoke Citit, konfirmon një lajm për Xherdan Shaqirin

Trajneri i Stoke Citit, Mark Hughes është i sigurt se Xherdan Shaqiri nuk do të largohet në një të ardhme të afërt.

Mark Hughes, ka thënë që do ta refuzoj çdo ofertë të janarit që e lidh shqiptarin me një largim nga Stoke Citi.

Lojtari në form të mirë, të cilit kontrata me anglezët i përfundon në verë të vitit 2020, ka shënuar tre herë dhe ka bërë pesë asistime në Premier Ligën angleze deri me tani, transmeton Periskopi.

I pyetur para ndeshje të së mërkurës kundër Liverpoolit në shtëpi, se a do të jetë e veshtirë që ta mbajë 26 vjeçarin në afatin e janarit, Hughes tha që “Jo, nuk mendoj ashtu”.

“Ai ka kontratë këtu, është duke bërë punë të mirë, nëse dikush shfaq interes për të, do të refuzohen menjeherë”, shtoi më tej britaniku, Hughes. /Periskopi

Shpërndaje në: