Trajneri veteran Mustafa Denizli vlerëson atmosferën që krijojnë Dardanët në “Fadil Vokrri”

Trajneri veteran Mustafa Denizli vlerëson atmosferën që krijojnë Dardanët në “Fadil Vokrri”

Mustafa Denizli, një nga trajnerët më të njohur në futbollin turk, i cili ka drejtuar skuadra si Galatasaray, Fenerbahçe dhe Beşiktaş, ka folur për përballjen e ardhshme mes Kosovës dhe Turqisë.

Denizli që ka fituar dy tituj kampioni në futbollin turk dhe e vlerëson lartë skuadrën kosovare, ndërsa thotë se te Kosova ka një atmosferë të veçantë në stadium, e ngjashme me ato që krijojnë tifozët turq.

“Nëse do të krahasonim Sllovakinë me Kosovën, unë do të zgjidhja Sllovakinë. Aty nuk krijohet një presion i madh nga stadiumi, por te Kosova është ndryshe. Ata kanë një grup tifozësh që na kujton atmosferë te ne”, deklaroi fillimisht Denizli.

Trajneri turk vlerësoi edhe lojtarët e të dyja skuadrave, ndërsa lartësoi ekipin e Kosovës që funksionon bashkë.

“Në mënyrë individuale, nuk mund të tregosh një lojtar më të mirë se ata tanët, por suksesi vjen vetëm nëse ekipi funksionon si një njësi e bashkuar”, shtoi ai.

Denzili gjithashtu theksoi paraqitjen e Kosovës në grup, duke u ndalur te Suedia, e cili mbeti pas dardanëve, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Shikoni ekipet që mbeten pas Kosovës në grup: Suedia, pjesëmarrëse e rregullt në Kupën e Botës. Zvicra si lidere e grupit nuk është surprizë, por vendi i dytë i Kosovës është një befasi e madhe. Duke e parë këtë renditje, mund të themi se ndeshja ndaj Kosovës nuk do të jetë e lehtë për Turqinë”, nënvizoi ai./Periskopi/

Shpërndaje në: