Trajnerit Bunjaku iu kishin vrarë 36 familjarë në vitet e okupimit serb

Trajnerit Bunjaku iu kishin vrarë 36 familjarë në vitet e okupimit serb

Kur ishte 20-vjeçar, më 1991, ai e mori ftesën për të shkuar në ushtrinë jugosllave. Lufta ishte duke filluar dhe ai vendosi t’ia mbathte, shkruan Gazetaolle.

“Unë thash ‘Jo’. Vendosa të lija gjithçka dhe të lëvizja. Ndieja se do të kthehesha pas një muaji sepse Evropa nuk do të pranonte që lufta të ndodhë. Por, nuk ndodhi kështu”, tregon Bunjaki, i cili shkoi në Suedi dhe e fitoi azilin.

“Nëse e llogaris krejt familjen, 36 persona janë vrarë. Çdokush e ka dikë që i është vrarë në luftë”, nënvizoi ai.

Pasi nuk mundi të kthehej në Kosovë, ai e ndërtoi karrierën në Suedi. Por, e pranon se e kishte mjaft të vështirë pasi nuk e njihte askënd atje, kishte 9 vjet pa i parë prindërit.

Deri vonë ai merrte këshilla dhe mësim nga Tord Grip, veterani suedez që ishte mentor i Bunjakit në çdo kohë, edhe te Përfaqësuesja e Kosovës.

Shpërndaje në: