Trajtim human për të sëmurët me kancer, themelohet Fondacioni që garanton kujdesin paliativ pa pagesë
Në një shkrim të tij, Ballabani ka thënë se këtë po e bëjnë për shkak të vuajtjeve të të sëmurëve nga kanceri dhe për shkak të pamundësisë së tyre që të kenë trajtim human.
“Ne nuk do të kemi mundesi të dërgojm të sëmuret për shërim jasht vendit apo tu sigurojmë kimioterapin apo rrezatimin por ne do të vizitojmë të sëmuret nga kanceri në shtëpit e tyre do u japim ilaqet pa pagesë dhe do t ua lehtësojm dhëmbjet’, shkruan Ballabani.
Shkrimi i tij i plotë:
Miqë të nderuar
Duke parë vuajtjet e të sëmurëve nga kanceri dhe pamundësin e tyre që të pakten edhe në fazat e fundit të jetes të kenë një trajtim human ,unë së bashku me mikun tim të nderuar prof dr Xhavit Bicaj kemi themeluar Fondacionin Europian Kunder Kancerit i cili së shpejti do të ofrojë kujdesin paliativ PA PAGESE.Ne nuk do të kemi mundesi të dërgojm të sëmuret për shërim jasht vendit apo tu sigurojmë kimioterapin apo rrezatimin por ne do të vizitojmë të sëmuret nga kanceri në shtëpit e tyre do u japim ilaqet pa pagesë dhe do t ua lehtësojm dhëmbjet.Vetëm ata të cilët janë të prekur nga kanceri e dinë cfarë do të thotë të përballësh me këtë sëmundje. Edhe unë edhe miku im prof Xhavit Bicaj ishim ndër ata që u prekem nga kanceri por që me vullnetin tonë ia dolem ta mposhtim këtë sëmundje të rëndë por edhe jo edhe pashërueshme.
Kujdesi paliativ është kujdes gjithëpërfshirës ( mjekësor , psikologjik , social dhe shpirtëror ) për të siguruar kujdesin e nevojshëm për pacientët me sëmundje të pashërueshme të cilat në mënyrë të konsiderueshme shkurtojn jetën . Qëllimi i kujdesit paliativ është lehtësimi i dhembjeve dhe simptomave tjera të pakëndshme të sëmundjes së pacientit i cili është në fazen e fundit të sëmundjes së pashërueshme apo të ndonjë sëmundje të rëndë kronike me qellim që ai të ketë një jetë me kualitative .Kjo arrihet duke bashkëpunuar si mjekët , farmacistët , punëtoret socialë, motrat mjekësore dhe vullnetarë në bashkëpunim me familjet e pacientëve . Mjekësia paliative synon të ndihmojë nivelin fizik , mendorë dhe shpirtërorë të pacientit . Mjekësia paliative është në kundërshtim me vetëvrasjen e asistuar . Qëllimi është për të ndihmuar pacientin për të jetuar më mirë dhe me më pak dhimbje deri në vdekjen e tij natyrore .



