Transfer i jashtëzakonshëm: Paulo Dybala në Liverpool
Liverpooli është duke shikuar të transferojë yllin e Juvetnusit, Paulo Dybala.
Argjentinasi përballet me një të ardhme të pasigurt nëse Cristiano Ronaldo përfundon tek kampionët e Seria A këtë verë.
33-vjeçari, Ronaldo ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Real Madridi pas qëndrimit nëntë vjeçar tek kampionët e Evropës, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
Liverpool tashmë ka filluar të bëjë hapin e madh për transferimin e Dybalas, pretendon Tuttomercatoëeb.
Jurgen Klopp është ende në kërkim të një playmaker pas një marrëveshje të dështuar me lojtarin e Lyonit Nabil Fekir muajin e kaluar.
Juventusi mund të lejojë që 24-vjeçarin ta largojë nga ekipi për të financuar kalimin e Ronaldos prej 88 milionë dollarësh në Itali.
Lojtari i cili nuk do të largohet nga Juventusi është Gonzalo Higuain./Periskopi/




