Transferimi sensacional – Neymar drejt kalimit në Ligën Premier
Manchester United thuhet se mund ta befasojë botën e futbollit nëse përfundon një transferim të përfolur kohëve të fundit.
Sipas mediumit kroat index.hr, superylli brazilian Neymar mund të transferohet në Angli dhe t’i japë një shtysë të konsiderueshme skuadrës nga Old Trafford.
Ekziston gjithashtu pyetja nëse braziliani 33-vjeçar, pas një serie lëndimesh në sezonet e fundit, është gati për sfidat e Ligës Premier.
Pavarësisht dhimbjeve dhe këshillave të mjekut të tij, ai po bën çmos për ta shpëtuar klubin nga rënia nga kategoria.
Ai u kthye në Brazil në janar pasi ndërpreu kontratën e tij me ekipin saudit Al-Hilal dhe iu nënshtrua një periudhe të gjatë rehabilitimi për shkak të një dëmtimi në ligamentet e gjurit.
MLS përmendet gjithashtu si opsion
Me kontratën e tij që skadon në fillim të vitit 2026, po shtohen spekulimet rreth destinacionit të tij të radhës. Përveç opsionit të lartpërmendur në Angli, është përmendur edhe Major League Soccer.
Neymar luajti për PSG-në dhe Barcelonën përpara aventurës së tij në Al Hilal dhe mbërritjes në Santos. Ai fitoi gjithçka që mund të fitohej.




