Transformimi i Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë nis nesër – Arian Tahiri zbulon projektin

Transformimi i Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë nis nesër – Arian Tahiri zbulon projektin

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se që nga nesër do të nisë transformimi i plotë i Stacionit të Autobusëve në qytet, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt një infrastrukture moderne dhe funksionale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka zbuluar detajet e projektit që, sipas tij, do ta shndërrojë këtë hapësirë në një stacion të denjë për qytetarët e Mitrovicës.

“Kështu do të duket Stacioni i Autobusëve, transformimi i të cilit nis nesër. Një stacion modern, funksional dhe i denjë për qytetin tonë,” ka shkruar ai.

Shpërndaje në: