Transformohet Rona Nishliu, vështirë ta njihni në këto fotografi

Transformohet Rona Nishliu, vështirë ta njihni në këto fotografi

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ndonëse nuk edhe shumë aktive.

Megjithatë, së fundmi Nishliu publikoi një fotografi, ku dukej më ndryshe se zakonisht.

E transformuar tërësisht dhe me një pamje të freskët, Rona arriti që të pëlqehet shumë nga fansat e saj.

“Nuk mund tu besoja syve të mi, ku pash këtë grim në pasqyrë”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke iu falënderuar grimerit për makijazhin që i realizoi.

Shpërndaje në: