Trapp e dëshiron kalimin në Milan
Milani është në kërkim të një portieri të ri pas vendimit të Gianluigi Donnaruma për të refuzuar rinovimin me klubin rosoner.
Rosonerët janë shokuar me vendimin e lojtarit të tyre, pasi Donnaruma është lojtar që është rritur në ekipet e klubit italian dhe tashmë në sezonin e fundit ishte titullar i pa diskutueshëm në formacionin e Montellas.
Por dje 18 vjeçari dhe agjenti i tij, Mino Raiola e konfirmuan lajmin se nuk do të vazhdojnë kontratën, transmeton Periskopi.
Sipas mediumit francez RMC Sport, Milani ka filluar kontaktet e para me gjermanin e PSG, Kevin Trapp për një kalim të mundshëm në San Siro.
Trapp ishte transferuar në gjiganti francez në vitin 2015 por në sezonin e fundit ka humbur pozitën e titullarit në portën e parisenëve.
Milani do të kishte përfshirë me kënaqësi Trappin si pjesë të një marrëveshjeje për shkëmbim për Donnarumma, por 18-vjeçari duket se do të refuzojë PSG dhe çdo destinacion tjetër kështu që ai mund të presë Real Madridin. /Periskopi/




