Tre fëmijë në Kamenicë i gjejnë 100 euro, i dorëzojnë në polici – i kthehen pronarit

Tre fëmijë në Kamenicë i gjejnë 100 euro, i dorëzojnë në polici – i kthehen pronarit

Tre fëmijë të mërkurën kanë gjetur 100 euro në sheshin e qytetit të Kamenicës, të cilat më pas i kanë dorëzuar në polici.

Policia ka arritur të identifikojë personin që i kishte humbur paratë dhe të njëjtit i janë kthyer pas verifikimit.

Komunikata:

Dorëzohen në polici parat e gjetur nga tre të mitur në Kamenicë

Gjilan, 30 dhjetor 2025

Sot me datën 30.12.2025 rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Kamenicë tre të mitura kanë dorëzuar në polici njëqind (100) euro para të gatshme të cilat i kishte gjetur në sheshin e qytetit të Kamenicës.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur këto para dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer prapa.

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë tre të miturit e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.

Shpërndaje në: