Tre klube që i refuzoi Ronaldo para transferimit te Juventus
Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi bëri bujë të madhe, sidomos në arkat e klubit ‘Bardhezi’.
Ylli portugez u transferua në Torino për shumën e 100 milionë euro, teksa Real Madrid në vitin 2009 e kishte blerë për 94 milionë euro, asokohe transferimi më i shtrenjtë në histori.
Por Juventusi ka rënë në vështirësi për blerjen e Cristiano Ronaldos, pasi me agjentin e tij Jorge Mendes kishin kontaktuar edhe tre klube të tjera.
Ishte Milan që i pari filloi kontaktet me 33-vjeçarin, por ky i fundit dëshironte një ekip konkurues në të gjitha gara, siç e gjeti Juventusin. Plani i ‘Kuqezinjëve’ nuk e bindi atë të realizonte transferimin në San Siro.
Ndërkohë edhe klubi i Manchester United kishte bërë ofertë në drejtim të Ronaldos. Kjo ofertë nuk u hodh poshtë nga vet lojtari, transmeton Periskopi.
Siç bën të ditur Marca oferta e ‘Djajve të Kuq’ ishte shumë e ulët në krahasim me atë çka e dëshironte klubi i Real Madrid.

Paris Saint-Germain ishte ekipi i tretë që shfaqi interesim për pesë herë fituesin e Topit të Artë, menjëherë pasi ky i fundit deklaroi se do largohej nga ‘Los Blancos’.
Për francezët paraja nuk ishte problem, por vendimi i Ronaldos. Ai nuk dëshironte një transferim në një klub ku nuk mungojnë yjet si Mbappe, Neymar e Cavani. Ai dëshiron të mbetet pikë referente në çdo ekip që do të shkonte.
Ndërkaq u paraqit interesim nga Juventusi, ekipi prefekt që e dëshironte portugezi. Ekip stabil, konkurentë në çdo trofe dhe paga e majme që do përfitonte. Pa u menduar dy herë, ai pranoi të ishte lojtarë i ‘Zonjës së Vjetër’./Periskopi/




