Tre lojtarë nga Përfaqësuesja A do të luajnë për U21-shat
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet të dielën e 11 qershorit me Turqinë.
Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka publikuar edhe listën me lojtarët e ftuar për këtë takim.
Bunjaki e ka konfirmuar se tre futbollistë të skuadrës A do të luajnë për U-21.
Përfaqësueja e U-21 do të jetë mysafire e Norvegjisë dhe për këtë ndeshje do të kenë lojtarë me më përvojë.
Mbrojtësi Ardian Ismajli që luan tek Hajduku i Splitit, mesfushori ofensivë Valmir Sulejmani dhe sulmuesi Bersant Celina do të luajnë për Kosovën U21.



