Tre persona arrestohen në Gramaçel të Deçanit, iu gjenden armë dhe dy automjete të pa doganuara
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gramaçel, Deçan më 12.08.2025-09:30.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë, një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt



