Tre persona rrahen mes vete në Prishtinë, dy bëhen për spital

Tre persona rrahen mes vete në Prishtinë, dy bëhen për spital

Tre persona janë rrahur mes vete në Prishtinë, shkak i një mosmarrëveshje, shkruan Perikskopi.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se njërit prej tyre i është sekuestruar një pistoletë dhe dy të tjerë kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Prishtinë / 21.12.2025 – 18:18. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë. Dy nga të dyshuarit për shkak të lëndimeve të marra kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në gjendje të lirë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Shpërndaje në: