Tre të akuzuarit për rastin Banjska sillen në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Tre të akuzuarit për rastin Banjska sillen në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit u sollën në Pallatin e Drejtësisë, ndaj të cilëve sot do të vazhdojë procesi gjyqësor.

Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë tre të akuzuarit që janë në masë të paraburgimit, të cilët në seancë u sollën nën masa të rrepta sigurie.

Deri më tani kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në Banjskë të Zveçanit.

Më 11 shtator, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e kishte konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin “Banjska”./EO

Shpërndaje në: