Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë, Policia jep detaje

Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë, Policia jep detaje

Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana ka treguar tre persona janë lënduar nga ky aksident.

“Rreth orës 16:30 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Fahri Fazliu, në Prishtinë. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë aksident janë lënduar tre persona, të cilëve ju është ofruar ndihmë mjekësore”, tha ai.

Pllana ka thënë se Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./Periskopi/

Shpërndaje në: