Tre top lojtarë të Shqipërisë nuk luajnë përballë Spanjës
Tre futbollistët u ndëshkuan me kartonë të verdhë në ndeshjen me Maqedoninë.
Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi janë tre yjet që do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme të Shqipërisë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.
Tre futbollistët u ndëshkuan me kartonë të verdhë në ndeshjen me Maqedoninë dhe si pasojë e dy kartonëve të verdhë do të mungojnë në përballjen me Spanjën.
Shqipëria udhëton drejt Spanjës më 6 tetor.
Christian Panucci tani do të përballet me mungesa në qendër të mbrojtjes dhe në mungesa të rëndësishme edhe në mesfushë.



