Tre trajnerët që pritet ta zëvëndësojnë Solarin
Humbjet e njëpasnjëshme nga Barcelona, eliminimi nga Kupa e Mbretit dhe Ligës së Kampionëve konfirmojnë se fundi i Santiago Solarit te Real Madrid është afër.
Në fillimet e tij, tekniku spanjoll befasoi dhe e nisi me disa fitore radhazi, por në pikat kyçe të sezonit ai totalisht ka dal i dështuar.
E përditshmja spanjolle AS ka indetifikuar tre zëvëndësimet potenciale që pritet ta marrin drejtimin e ‘Mbretërve’ në fundin e këtij edicioni, transmeton Periskopi.

Jose Mourinho e ka mohur që mund të rikthehet në Spanjë, por ai nuk është në listën e drejtuesve të Realit.
Massimiliano Allegri i Juventus, Mauricio Pochettino i Tottenham dhe Joachim Low i Gjermanisë janë dëshirat e bordit të Realit.
Këta të fundit pritet ta përfundojnë sezonin me trajnerin Solari, e më pas do bien dakord për ta gjetur zëvëndësimin ideal për të. /Periskopi/




