Tre vetë brohorasin “Vetëvendosje” kur nisi takimi i emisarit të BE-së për negociata me presidentin

Tre vetë brohorasin “Vetëvendosje” kur nisi takimi i emisarit të BE-së për negociata me presidentin

Tre persona besohet se kanë brohoritur parullën “Vetëvendosje” para Kuvendit të Kosovës, pak para takimit të presidentit Thaçi me emisarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.

Derisa mediat po qëndrojnë në oborrin e Kuvendit ka pasur disa të rinj, të cilët kanë brohoritur “Vetëvendosje” para oborrit të Kuvendit, pastaj të njëjti janë larguar.

Policia po qëndron të hyrja e Kuvendit por që nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje, kanë raportuar nga vendi i ngjarjes gazetarë të T7.

Lajçak është në takim me presidentin Thaçi, edhe pse ky i fundit ka thënë më herët se ai nuk ka arsye pse të takohet nëse diplomati sllovak vjen me qëndrimin se nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Më pas, Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin Avdullah Hoti dhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Kujtojmë që kërkesa për Vetëvendosje nga partia Vetëvendosje tashmë nuk ekziston. Kjo parti politike ka pranuar të futet në negociata – megjithëse, ka shprehur mosbesim ndaj administratës aktuale amerikane.

Shpërndaje në: