Tre vjeçari pa këmbë dhe duar bën përpjekje gjigande që t’ia ofrojë biberonin vëllait tij (Video/Foto)

Tre vjeçari pa këmbë dhe duar bën përpjekje gjigande që t’ia ofrojë biberonin vëllait tij (Video/Foto)

Një foshnjë e lindur pa dy duar dhe pa dy këmbët është filmuar duke vënë një biberon në gojën e vëllait të tij të sapolindur për ta qetësuar kur ai qante.

Camden tre vjeçar, përdori pjesën e sipërme të krahut dhe gojës së tij të djathtë për të kaluar biberonin tek vëllai i ri i lindur, Jaxton.

Videoja ishte postuar në Instagram nga nëna e tij krenare Katie Whiddon, 22 vjeçare, e cila tha se aftësia e kufizuar e tij nuk e ndalon atë të kujdeset për vëllezërit e motrat e tij, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

Camden, i cili është nga Teksasi, ka lindur me sindromë phocomelia dhe amelia, që do të thotë se ai nuk ka këmbë dhe krahët e tij.

“Kjo është një gjë e përditshme për ne, por mendova se miqtë dhe familja jonë do të donin ta shihnin atë”, tha Katie.

Prindërit e Camden janë duke punuar që atij t’ia mundësojë të lëvizë përmes protezave në këmbë dhe në duar, nëse ai zgjedh ta bëjë këtë./Periskopi/

 

 

Toddler with no hands or legs gives crying baby brother his dummy

Toddler with no hands or legs gives crying baby brother his dummy

Toddler with no hands or legs gives crying baby brother his dummy

 

Shpërndaje në: