Tregohen çmimet e biletave për mega-duelin Mayweather-McGregor (Foto)

Tregohen çmimet e biletave për mega-duelin Mayweather-McGregor (Foto)

Tifozët e boksit do t’iu duhet të paguajnë deri 7.800 funta për të parë nga afër meçin në mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather, në Las Vegas muajin e ardhshëm.

Biletat për ndeshjen e dy rivalëve pritet të dalin në shitje më 24 korrik, transmeton Periskopi.

Bileta më e lirë do të kushtojë 390 funta, ndërsa çmimet për ulëset tjera do të jenë me çmimet £1,200, £2,000, £2,800, £4,000 and £5,900.

Mayweather dhe McGregor për momentin janë duke zhvilluar turin e tyre promocional prej katër netëve. /Periskopi

Shpërndaje në: