Trendi më i çuditshëm ndonjëherë i bikinive, por ato po pëlqehen mjaft shumë në Britani (Video)

Trendi më i çuditshëm ndonjëherë i bikinive, por ato po pëlqehen mjaft shumë në Britani (Video)

Është trendi i fundit për femra, por si do të reagojnë londinezët, kur ata shohin në rrugë një modele me kostumin e ri të banjos që është me “cime rreth gjoksit”?

Në një eksperiment të bërë nga MailOnline kanë marrë modelen bukuroshe Kelly Klein e cila është veshur me këtë kostum mjaft të çuditshëm dhe ecë nëpër një park të qytetit.

Ky kostum kushton hiq më pak se 44 dollarë.

Mirëpo reagimet e qytetarëve ishin të ndryshme. Kjo është parë pasi i kanë pyetur disa prej tyre, transmeton Indeksonline.

Gjatë këtij eksperimenti, 28 vjeçari, Saron tha: “Unë nuk mendova se ajo ka veshur kostum banjoje. Definitivisht është shumë unik”.

I pyetur nëse ai do të blinte një të tillë për të dashurën e tij, të fejuarën apo gruan, 19 vjecari Ed, tha: “Kjo pyetje më shumë është për të, nëse do të dëshironte të blinte një të tillë apo jo. Në qoftë se ajo do të ndjehej mirë dhe e sigurt për të veshur atë, atëherë unë do të isha në rregull me atë”.

Maria, 29 vjeçare tha: “Unë as që e vërejta kostumin. Unë vetëm pash një grua shumë të bukur duke ecur me kostum këtej pari”.

Ndryshe, këto kostume mjaft të çuditshme janë krijuar dhe vijnë me sloganin “Bëni meshkujt në pishina të thonë ‘ËTF’”.

Për më shumë shikoni reagimin e qytetarëve./Indeksonline/

 

Shpërndaje në: