Trendi më i ri i ‘Selfie’ ai me të vdekurit, njihuni me fisin që zhvarrosë të afërmit e vdekur (Foto)
Një fis indonezian – i pasionuar pas “Walking Dead” – gërmuan arkivolet e të dashurëve të tyre të vdekur duke i marrë trupat e tyre për t’i shëtitur nëpër tokat bujqësore me tentativën për të fituar fat të mirë.
Familjet Torajan që jetojnë në malësitë e Sulawesi jugor, ua marrin rrobat miqve dhe të afërmve të tyre më pas i pastrojnë si pjesë e festimeve vjetore të korrjes së Ma’nene, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Trupat e të të gjithë të afërmve dhe miqve janë gërmuar – madje edhe foshnjëve – si pjesë e festimeve të tyre vjetore që zgjasin tre ditë.

Familjet hapin arkivolin dhe i lënë trupat vetëm për njëfarë kohe. Më pas ata i pastrojnë dhe i veshin me rroba të reja për një shëtitje nëpër fshat.

“Është mënyra jonë për respektimin e të vdekurve”, tha një nga fshatarët.














“Nuk ka ditë zije, është një moment gëzimi për ne, sepse ne bashkohemi me të afërmit tanë të vdekur”, u deklarua një tjetër./Periskopi/



