Futbollistët afrikanë te skuadra kosovare

Futbollistët afrikanë te skuadra kosovare

Ai shpreson që procedura e pajisjes me viza për futbollistët ganezë të përfundojë para 5 janarit. Zeka thotë se bëhet fjalë për reprezentues të U-21 e U-19 të Ganës, shkruan Koha Ditore.

“Jemi në procedurë për t’i pajisur me viza, dhe shpresojmë që kjo procedurë të kryhet para 5 janarit. Bëhet fjalë për futbollistë cilësorë të cilët janë në U-21 dhe U-19 të Ganës. Por të gjithë do të jenë në test. Pa miratimin e trajnerëve nuk do t’u ofrohet kontratë”, ka thënë Zeka.

I pari i 89-shit ka thënë se përforcime me vendorë do të bëhen vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë futbollist të talentuar që nuk ka gjetur hapësirë te klubet e tjera.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: