Trepça fiton në Ligën Ballkanike
Skuadra kosovare, KB Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në Ligën Ballkanike, kësaj radhe ndaj Sutjeska me rezultat 75:73.
Vendësit kanë qenë më të mirë nga fillimi, por fitoren e rrezikuan vetëm në çerekun e fundit, të cilin e humbën 17:21.



