“Treshja e Liverpoolit është më e mira në Evropë”
Liverpooli ka treshën sulmuese më të mirë në Evropë për momentin, sipas Steve Sidwell dhe Dennis Wise.
Liverpooli, mbrëmë e mposhti bindshëm Porton në Portugali me rezultat 5:0 në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve me të treshën sulmuese të Jurgen Klopp, që u regjistruan në protokoll.

Një hat-trik i Sadio Manes dhe nga një gol i Mohamed Salah dhe Roberto Firminos i dhanë anglezëve një avantazh të rehatshëm, para ndeshjes së dytë që zhvillohet me 6 mars në ‘Anfield Road’, transmeton Periskopi.

Duke folur për përformancën impresive të Liverpoolit, Sidwell dhe Wise thanë që klubi nga Merseyside ka treshën sulmuese më të mirë në Evropë për momentin.

“Sigurisht që është [sulmi më i mirë në Evropë],” – tha Sidwell për ‘The Debate’ të ‘Sky Sports’.
“Statistikat nuk gënjejnë. Ata kanë shënuar më së shumti gola në fazën e grupeve të Champions League”
“Ata realizuan edhe sot në fitorën bindëse ndaj Portos me rezultat 5:0.”

Wise tha: “Edhe unë mendoj ashtu, por edhe sulmi i Manchester City nuk është i keq.”
“Ata janë aty bashkë me sulmin e Liverpoolit Unë, do të them se në kohën e tanishme, Liverpool është më e mirë.” – përfundoi ai. /Periskopi/



